AsistentiAI është platformë shqiptare me agjentë të inteligjencës artificiale që u përgjigjen klientëve të biznesit tuaj 24/7 në WhatsApp, Messenger, Instagram dhe në chat-in e faqes web, në shqip, anglisht dhe italisht. Agjenti mëson nga faqja juaj, katalogu i produkteve (edhe nga Excel) dhe informacioni që shtoni në panel. Nuk shpik çmime, stok apo politika: kur nuk është i sigurt, ia kalon bisedën ekipit tuaj me një draft përgjigjeje gati. Çfarë merrni: • Përgjigje brenda sekondave, ditë e natë • Të gjitha bisedat në një panel, me të drejta për çdo person të ekipit • Porosi dhe rezervime takimesh nga biseda • Lidhje përmes API-ve zyrtare të Meta-s për WhatsApp, Messenger dhe Instagram • Të dhënat në BE (Frankfurt), verifikim me dy hapa dhe passkey Për dyqane online, klinika, sallone bukurie, restorante dhe biznese shërbimi në Shqipëri dhe Kosovë. Planet nga $120 në muaj. Provë falas me 50 përgjigje, pa kartë krediti: llogarinë e hap ekipi ynë. Ekipi: E hënë–E premte 09:00–21:00, E shtunë 09:00–18:00. kontakt@asistentiai.com · +355 68 518 2975 https://asistentiai.com · Demo live: https://asistentiai.com/demo